Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hiking-u, mundësia e Kosovës për turizëm në mungesë të detit

Maj 16, 2016

Alpinizmi është një nga mundësitë e mira që Kosova iu ofron turistëve për shkak të pozitës gjeografike dhe rajoneve malore, sidomos në zonat jugore dhe perëndimore. Zonat e Sharrit në jug, dhe “Alpet Shqiptare” në perëndim janë disa nga zonat që ofrojnë vende tërheqëse për turistë gjatë stinës së dimrit, por edhe gjatë verës.

Interesimi për alpinizëm ose “hiking” në Kosovë ka filluar të rritet sidomos viteve te fundit. Smajl Kuqi, sekretar ne Shoqatën Bjeshkatare e Alpiniste “Shkëmbi”, shoqatë kjo që organizon ecje rregullisht nëpër bjeshkët e Kosovës, e pohon këtë.

“Rritje të interesimit në dy vitet e fundit ka shumë. Shoqata jonë i ka pasur deri në 250 veta për një aktivitet”, thotë Kuqi.

Për banorët e Kosovës alpinizmi është një nga gjërat më të bukura që mund te përjetojnë në Kosovë. Gresë Koca, studente e cila merret me alpinizëm, rrëfen çfarë e tërheq tek alpinizmi.

“Të qenit në natyrë, pamjet e mrekullueshme nga lartësia, vrojtimi i botës bimore dhe shtazore që jetojnë në lartësi të mëdha mbidetare janë ato që më shtyjnë të marrë pjesë në aktivitete të alpinizmit”, thotë Koca.

Ajo po ashtu tregon se mund te mësosh shumë nga alpinizmi për natyrën, për shëndetin e si të qëndrosh “fit,” sidomos nëse merr pjesë në aktivitete të organizuara nga profesionistë të alpinizmit.

Një tjetër alpiniste e re, Valentina Abazi, jep arsye te tjera pse i pëlqejnë ecjet dhe ngjitjet në bjeshkët e Kosovës.

“Arsyeja pse merrem me këtë sport dhe pse më pëlqen shumë është për shkak të qetësisë që të ofron natyra, më pëlqen gjithashtu për shkak se vazhdimisht shoh bukuritë që i ka vendi ynë të cilat fatkeqësisht nuk vlerësohen për atë që janë”, shton Abazi.

Sipas Kuqit, ky interesim nuk vjen vetëm nga banorët e Kosovës por edhe nga vizitorë të huaj.

“Numri i vizitorëve të huaj dita ditës është në rritje. Tash së fundi, për shembull, kanë filluar të vijnë edhe vizitorë nga shteti Çek”, thotë Kuqi.

Këtë e konfirmojnë edhe alpinistet e intervistuara. Abazi thotë se ka takuar shpesh turistë të huaj në Kosovë duke bërë “hiking”.

“Kam takuar shumë shpesh turistë të huaj duke bërë hiking në male të Kosovës. Kam pasur rastin të flas me ta, dhe të dëgjojë prej tyre se sa shumë janë duke e shijuar natyrën e Kosovës”, nënvizon Valentina Abazi.

Ajo e konsideron alpinizmin shumë të rëndësishëm për Kosovën.

“Mendoj që hiking ka rëndësi të madhe për turizëm. Këtë e them për shkak se Kosova ka bukuri të mëdha natyrore dhe se kjo mund të tërheq, dhe veçse tërheq, turistë nga vende të ndryshme”, shton Abazi.

Vendet që mund të tërheqin turistë për alpinizëm në Kosovë, sipas Kuqit, janë Rugova, Sharri, Brezovica, Prevalla dhe Bjeshkët e Junikut me majën më të lartë në Kosovë – Gjeravicën.

(fotot e SHBA “Shkëmbi”)

/Fatbardha Shabanaj – Vajzat Ngrisin Zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM