Kryetari i Partië Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se në një konventë zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës, të shtatën me radhë, kryetare është zgjedhur Arbnora Salihu nga Ferizaj.
Suksesi i këtij procesi zgjedhor, inovativ në shume aspekte, te dixhitalizuar në secilën fazë e të finalizuar me votim elektronik, ku mbi 50 për qind e anëtarëve të Këshillit Drejtues janë zgjedhur vajza, pa kuotë, në përputhje me vizionin tonë 50/50 për barazi gjinore, është një momentum i shënuar për PDK-në.
Krasniqi në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo frymë e re, ky cikël i ri politik që nisi në Rininë Demokratike të Kosovës, do të ketë mbështetjen time të plotë në veprimtarinë dhe vizionin e tyre për të ardhmen që dëshirojnë.
“Ti Ki Za”, përtej sloganit, është një thirrje për të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë që të marrin përgjegjësi, të bashkohen, të kanalizojnë formimin e tyre intelektual dhe energjinë e pashtershme në transformimin e komunitetit, lagjeve dhe qyteteve të shtetit tonë.
Duke qenë ky misioni ynë, zëri i rinisë është çelësi për ta fituar këtë betejë me kohën.
Kosovën do ta kthejmë në vend ku jetohet me dinjitet, ku zëri i të rinjve nuk do heshtet kurrë dhe i cili ka një adresë kryesore – Partinë Demokratike të Kosovës!