Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se grupi i radhës së nënoficerët me sukses po realizojnë mësimet teorike dhe praktike në Kursin e Avancuar për Lider.
Mehaj në postimin në Facebook ka thënë se këta kursantë, sikur edhe kolegët paraprak, po vazhdojnë të vendosur mbi kontekstin doktrinor dhe vizionin ushtarak që të jenë të gatshëm të luftojnë dhe të fitojnë me vendosmëri kundër çdo kundërshtari, në çdo kohë dhe kudo, si një trup, të kombinuar, me shumë domene dhe në konflikte me intensitet të lartë.
Stërvitja është e ashpër, realiste, përsëritëse dhe e fokusuar në betejë.