Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një OJQ gjakovare që synon shpërthimin e kufirit komunal

Maj 18, 2016

Është një nga organizatat joqeveritare që ka për synim fuqizimin dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara, e cila tani për tani vepron vetëm në Komunën e Gjakovës, por që në ardhmen synon ta shpërthejë kufirin komunal dhe aktivitetin e saj ta shtrijë edhe jashtë kësaj komune.

Organizata joqeveritare (OJQ) INNO dallohet me tentativën e suksesshme për përmirësimin e jetës së rinjve gjakovarë në komunitetin e tyre, pasi merret me zhvillimin e trajnimeve, aktiviteteve, punëtorive dhe fushatave të ndryshme që kanë për bazë kauza të ndryshme, me target-grup fëmijët me nevoja të veçanta, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara kryesisht minoritare, për qasjen dhe zgjidhjen e problemeve të tyre, përmes alternativash të ndryshme.

“Misioni i organizatës INNO është fuqizimi dhe inkuadrimi i kategorive të fëmijëve, të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore. Misioni ynë po realizohet përmes ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe edukimit, ndërmarrjes së fushatave sensibilizuese, partneritetit dhe rrjetëzimit me subjektet qeveritare dhe joqeveritarë”,  tha për KosovaLive drejtori ekzekutiv i INNO-s, Etnik Dautaga.

Ai shpjegon se fillet punës së kësaj organizate shënohen me pjesëmarrjen e suksesshme më 2014 në punëtorinë UPShift, organizuar nga UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe PEN, ku ishte një nga projektet fituese me shumën prej 2000 €.

“Qëllimi i projektit përfshinte krijimin e hapësirave dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në Komunën e Gjakovës. Pas përfundimit tremujor të projektit, u vendos për vazhdimësinë e zhvillimit të projekteve. Dhe, prej asaj kohe kjo OJQ vepron në mënyrë aktive”, shton Dautaga.

Tani për tani INNO vepron vetëm në Komunën e Gjakovës, por në të ardhmen, sipas Dautagës, synohet zgjerimi i veprimit edhe në ndonjë komunë tjetër, ndërsa grup-moshat të cilat janë fokus i kësaj organizate  përfshijnë të rinjtë prej 6-25 vjeç, pa dallim etnie, feje, race apo ngjyre.

Në vazhdim të bisedës Dautaga tregon se INNO ka zhvilluar punëtoritë për përpunimin e dyllit për qirinj, punëtorinë e pikturave dhe vizatimeve, ku bashkëpjesëmarrës në zhvillimin e këtyre punëtorive kanë qenë fëmijët me nevoja të veçanta.

INNO gjithashtu ka zhvilluar 2 fushata për shpërndarjen e ndihmave dhe dhuratave për fëmijët me kushte të rënda dhe ata me nevoja të veçanta.

Projekti i fundit, ‘’Orientimi në karrierë’’ ishte projekt që kishte si fokus të rinjtë maturantë të shkollave të mesme, për informimin dhe orientimin e tyre për shkollimin universitar.

“Aktiviteti ka qenë shumë i qëlluar, duke pasur parasysh që shumë maturantë nuk kanë qenë të përcaktuar për studime. Po ashtu edhe llojllojshmëria e profesioneve të të ftuarve ka qenë shumë e mirëseardhur. Ky aktivitet qe e ka mbajtur organizata INNO ka qenë një ndihmë shumë e madhe për përcaktimin tim të mëtutjeshëm dhe jam ndarë shumë e kënaqur”, tha Vlera Leti, e cila ishte njëra nga pjesëmarrëset në projektin “Orientimi në karriere”.

INNO ka përkrahje të vazhdueshme financiare nga UNICEF Innovations Lab Kosovo & PEN dhe nga Jakova Innovation Center që i mundëson sigurimin e hapësirës punuese për aktivitetet që INNO organizon.

/Elda Azemi – Vajzat ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM