MKRS bën të ditur se mbështetjen për nxitjen e krijimtarisë artistike po e kalojnë në një nivel tjetër. Për zhvillimin e një politike të re të orientuar në promovimin e leximit, kanë ndarë 1 milion euro. Botimin dhe blerjen e librave e revistave letrare këtë vit po e mbështesin me gjysmë milion euro, teksa gjysma tjetër do të shkojë për bibliotekat e Kosovës dhe autorin e pavarur për zhvillim dhe botim të librit.
Krahasuar me vitin 2022 kur buxheti total i këtyre thirrjeve ishte 160 mijë euro, buxheti i këtij viti është gjashtë herë më i lartë.
Thirrja e parë për përkrahje financiare për librat dhe revistat tashmë është e hapur për aplikim: https://bit.ly/3Jt9BwP
Përmes thirjes MKRS synojnë kultivimin e vlerave artistike e kulturore. E për të krijuar përvoja të reja leximi, gjatë vitit do të hapin edhe thirrjet për fondin e bibliotekës, mbështetjen e autorit dhe aktivitetet tjera letrare, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.