Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Fillon pilotimi për lajmërimin në shtëpi për pensionistë

Shk 2, 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile për qëllim të lajmërimit të pensionistëve në dhe mbi moshën 85 vjeçare, nëpër shtëpitë/banesat e tyre në regjionin e Prishtinës (LAJMËRIMET NË SHTËPI).

Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, për të vazhduar më pastaj edhe në regjionet dhe grup moshat më tjera.

Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresën elektronike pensionet.pr@rks-gov.net dhe është e kufizuar vetëm pensionistët që:

  1. a) Janë në apo mbi moshën 85 vjeçare (85+);
  2. b) Janë pensionistë të regjionit të Prishtinës; dhe
  3. c) Kërkesa është paraqitur së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve.

Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e bën në emër të pensionistit. Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet.

Në kërkesë pensionistët duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:

  1. a) emri dhe mbiemri i pensionistit;
  2. b) numri personal i pensionistit;
  3. c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit);
  4. d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe
  5. e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën.

Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.

Vërejtje: Pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM