Ambasadorja Tamar Ziv, ambasadore jorezidente e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës dhe Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së Federatës së Dhomave të Tregtisë të Shtetit të Izraelit (FICC), sot vizituan Drejtorinë e Doganës së Kosovës.
Në Doganë znj. Ziv u prit nga menaxhmenti i lartë i Doganës, në krye me drejtorin e përgjithshëm Agron Llugaliu me bashkëpunëtor.
Fillimisht, Llugaliu në pika të shkurta, informoi ZIv me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, sfidat dhe planet për të ardhmen.
Gjithashtu në takim është diskutuar mundësia thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik tregtarë në me të Kosovës dhe Izraelit, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




