Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti mirëpret ekipin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim që ishte në Turqi

Shk 17, 2023

Pikërisht në 15-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti ekipin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim (SHKKSH) që operoi për pesë ditë radhazi në ndihmë të autoriteteve turke në operacione të kërkim shpëtimit pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit në Turqi.

Ekipi i SHKKSH njoftoi kryeministrin Kurti për veprimet dhe përvojat individuale dhe ekipore të ekipit gjatë zhvillimit të operacionit të kërkim shpëtimit në lokacionin Hataya, një nga zonat më të goditura dhe më të dëmtuara nga tërmeti.

Ekipi kosovar i kërkim shpëtimit gjatë ditëve sa operoi në zonën e Hataya shpëtoi jetën e dy vajzave, njëra 3 vjeçare dhe tjetra 26 vjeçare.

Autoritetet turke dhe ekipet tjera ndërkombëtare kanë vlerësuar lart profesionalizimin dhe vetëmohimin e treguar të ekipit të SHKKSH gjatë kryerjes së operacioneve të kërkim shpëtimit.

Kryeministri Kurti përgëzoi ekipin për punën dhe suksesin e treguar gjatë operacionit në Turqi dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë të kultivojnë frymën e vullnetarizmit, jo vetëm në organizatë por edhe në shoqëri.

Kryetari i Shoqatës, Mahir Hasani, falënderoi kryeministrin Kurti që pavarësisht angazhimeve për festën e pavarësisë, gjeti kohë të mirëpres dhe takojë ekipin e SHKSHK.

Në këtë takim, kryeministri Kurti u shoqërua nga Kolonel Ejup Maqedonci, oficer i FSK me përvojë të gjatë në fushën e kërkim shpëtimit.

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim është një organizatë vullnetare që njihet për aktivitete të ndryshme të kërkimit dhe shpëtimit në mbështetje të institucioneve të Kosovës. Gjatë qëndrimin në Turqi, ata kanë bashkëpunuar ngushtë me kontingjentin e FSK-së atje, i cili po vazhdon  angazhimin e tyre në ndihmë të institucioneve turke, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM