Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se edhe në gjendje të jashtëzakonshme, ushtria turke gjeti kohë të vizitojë ushtarakët e FSK-së që gjinden në mision në Hatay të Turqisë, që t’ju urojë diten e Pavaresisë së Republikës së Kosovës.
Kontigjenti i FSK-së, me këtë rast është vizituar nga Rexhimenti i Komandos Turke dhe në shenjë falenderimi për mbeshtetjen e ofruar nga Shteti i Kosoves dhe veqanërisht FSK-ja, ekipit të FSK-së i dorëzuan flamurin e Republikës së Turqisë, thuhet në postimin në Facebook të FSK-së.