Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në fushën qëndrore të Kampit Nacional në Hajvali, sot luajtën yjet e dikurshme të futbollit të Kosovës dhe Gjermanisë të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në klubet e tyre.
Ndeshja miqësore e veteranëve u ndoq për së afërmi nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri Hajrulla Çeku, ministri Faton Peci, zëvendësministrja Daulina Osmani, deputetët Mimoza Kusari, Visar Korenica dhe Burim Meta presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe kryetari i LVFK-së Enes Shosholli.
Veteranët e Kombëtares së Gjermanisë fituan pas penalltive ndaj Kombëtares së Kosovës.
Ndeshja u organizua nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Liga Veteranëve të Futbollit të Kosovës në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.