Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani përgëzon marrjen e detyrës të së parës së shtetit slloven, Pirc Musar

Shk 18, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar në Mynih, ku aktualisht po mbahet Konferenca për Siguri.

Në takimin e parë bilateral me presidenten Pirc Musar, presidentja Osmani e ka përgëzuar për marrjen e detyrës të së pares së shtetit slloven, ndërsa ka shprehur përkushtimin e plotë për të punuar ngushtë në vazhdimin e bashkëpunimit strategjik me Slloveninë edhe gjatë mandatit të saj.

Në takim u diskutua në lidhje me situatën gjeopolitike në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë dhe veprimet destabilizuese të Rusisë të cilat kanë tendencë edhe destabilizimin e rajonit përmes satelitit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

U diskutua edhe për zhvillimet e fundit në dialog, si dhe zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ndër të tjera, presidentja Pirc Musar e informoi presidenten Osmani mbi prioritetet e saj presidenciale në politikën e jashtme, përfshirë vazhdimin e Samitit Bërdo-Brione. Në takim u rikonfirmua  përkushtimi për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM