Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Bojkoti i Kuvendit nga deputetët e komunitetit serb dhe të tjerë cenon përfaqësimin qytetar

Shk 20, 2023

Instituti Demokratik i Kosovës, si organizatë që monitoron punën e Kuvendit të Kosovës tash e 17 vite, shpreh shqetësimin për mospjesëmarrjen e deputetëve nga subjektet politike Lista Serbe, Romani Iniciativa (RI), Partia Unike Gorane (JGP) dhe Partia IQ për liri, drejtësi dhe mbijetesë (GISPO), në punimet e Kuvendit të Kosovës për disa muaj me radhë.

KDI e sheh ushtrimin e bojkotit parlamentar si mjet politik, megjithatë kjo formë e zgjedhur nga deputetët e subjekteve minoritare po cenon parimet demokratike, duke i privuar qytetarët nga komunitetet jo shumicë nga përfaqësimi i interesave të tyre në Kuvend. Për më tepër, mospjesëmarrja e deputetëve nga subjektet e lartpërmendura ka efekt zingjiror edhe në mosfunksionim e Komisionit parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, duke e lënë këtë organ pa kuorum dhe pa vendim-marrje.

KDI u rikujton këtyre subjekteve dhe deputetëve të Kuvendit përgjegjësitë që rrjedhin nga Kushtetuta, Ligji mbi të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes, e të cilat obligojnë pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit. Sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjore në fuqi, deputetët, të zgjedhur përmes votës qytetare janë përfaqësues të Popullit dhe e kanë obligim që të marrin pjesë në seancat plenare dhe në trupat tjera të Kuvendit, në të cilat ata janë anëtarë. Andaj, KDI u bën thirrje deputetëve nga subjektet në fjalë, që sa më parë t’i kthehen ushtrimit të funksionit të plotë të tyre duke vënë në plan të parë përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe llogaridhënien para zgjedhësve të tyre, thuhet në postimin në Facebook të KDI-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM