Policia në Suharekë duke patrulluar me veturë, afër shkollës së fshatit Maqitevë ka hasur një person (A.A. 21 vjeç ) duke bartur dru me tre kuaj të ngarkuar.
Në ndërkohë në dalje të fshatit Maqitevë është hasur edhe një person tjetër (i dyshuari I.K. 49 vjeç ), gjithashtu nga Maqiteva, i cili barte dru me dy kuaj.
Ky person ka deklaruar se ai posedon dokumentacion për bartje të drunjtëve të lëshuar nga organi kompetent.
Policia ka shkuar te oborri i shtëpisë së dyshuarit I. K. aty kanë hasur një grumbujsh drush rreth 20 metra të cilat dyshohet se ishin bartur nga Parku nacional në mënyrë të kundërligjshme, i është kërkuar dokumentacioni pasi që i njëjti paraprakisht kishte deklaruar se posedon, por është kuptuar se ai nuk kishte dokumentacion vlefshëm për bartje të drunjtëve.
Është vërtetuar se drunjtë ishin bartur dhe vjedhur nga pyjet shtetërore dhe se i njëjti person dyshohet se ka bartur që një kohë drunjtë ilegalisht duke i vjedhur dhe pastaj shitur ato.
Duke parë gjendjen se personat e dyshuar kishin vjedhur drunjtë nga pyjet shtetërore dhe se nuk posedonin asnjë dokumentacion, kjo përbën vepër penale “Shkretim i pyjeve dhe vjedhje” është kontaktuar një patrullë policore nga Stacioni Policor Suharekë dhe Nën stacionin Policor në Mushtishtë të dal në vendngjarje së bashku me rojet e pyjeve.
Patrullat policore dhe gjithë zyrtarët kompetent për mbrojtje të pyjeve kanë dalur në vendngjarje dhe janë marr me këtë rast.
Është kontaktuar Prokurori i Shtetit lidhur me rastin dhe masën drunore dhe iniciohet rast penal sipas KPPK-së.
Autoriteti pyjor në dy lokacione ka konfiskuar si provë materiale masën drunore (rrethe 26 m/3) dhe janë marr veprime adekuate lidhur me këtë rast.
Policia do të ndërmerr masa ndaj secilit person pa dallim i cili në çfarëdo mënyre me veprim apo mos veprim bënë që të dëmtohen pyjet dhe do jetë përgjegjës penalisht para organeve adekuate të drejtësisë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.