Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Junaid

Shk 22, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatin të tij të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale.

Me ambasadorin Junaid, Presidentja Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Presidentja Osmani  falënderoi Pakistanin për mbështetjen e Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare me ç`rast ambasadori Junaid konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij në këtë drejtim.

Në raport me zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë, presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.

Presidentja Osmani falënderoi Ambasadorin Junaid për mbështetjen e parezervë që Pakistani i ka ofruar Kosovës përgjatë gjithë proceseve me rëndësi nëpër të cilat ka kaluar Kosova, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM