Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Punëtoria për Vetingun, vazhdon diskutimi dhe hartimi i projektligjit

Shk 22, 2023

Ministria e Drejtësisë është duke zhvilluar punëtorinë dy ditore për hartimin e Projektligji për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë, bazuar në kërkesën e Komisionit Ad hoc të Kuvendit për Vetingun.

Projektligji i cili derivon nga Amendamentet Kushtetuese dhe hartohet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, ka për qëllim të përcaktojë rregullat, kriteret dhe procedurat për kontrollin e integritetit të subjekteve të kontrollit – nivelet e larta në sistemin e drejtësisë.

Tutje sipas draft ligjit,  Autoriteti për Kontrollin e Integritetit do të jetë mekanizmi kompetent për realizmin e këtij procesi, i cili do të bëhet me qëllim të krijimit të një sistemi të drejtësisë të pavarur, paanshëm dhe me integritet.

Sipas kërkesës së Komisionit Ad hoc për këtë proces, drafti i finalizuar i Projektligjit, do t’i dorëzohet Komisionit si autoritet kompetent për finalizimin e mëtejmë dhe procedim tutje.

Pjesë e kësaj punëtorie janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, shoqëria civile, partnerët strategjik ndërkombëtar dhe ekspertë të pavarur, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM