Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se 17 pacientë nga Republika e Shqipërisë po marrin shërbime të rregullta të Dializës në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, shërbim ky që po ofrohet falas, sikurse për qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës.
Krahas tyre, janë edhe 195 pacientë të tjerë nga Komuna të ndryshme të regjionit të Prizrenit, duke e kaluar në 212 numrin e përgjithshëm të pacientëve që dializohen në këtë Spital.
Brenda viti, në Repartin e Dializës ofrohen 30 mijë seance Dialize, përfshirë edhe shtetas të vendeve të tjera, që përkohësisht janë në Prizren.
Stafi që ofron shërbimet e Dializës është i trajnuar, përfshirë mjekë internistë- nefrologë, por edhe infermierët dhe stafi tjetër mbështetës që me përkushtim shërbejnë për pacienët, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.
Numri i pacientëve sipas vendbanimeve
-Komuna e Prizrenit, 98 pacientë
-komuna e Suharekës, 28 pacientë
-Komuna e Rahovecit, 27 pacientë
-Komuna e Malishevës, 23 pacientë
-Komuna e Dragashit, 16 pacientë,
-Komuna e Mamushës, 1 pacient
-Republika e Shqipërisë, 17 pacientë