Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se nënoficerët e FSK-së, Besart Kasumi, Faton Krasniqi, Arben Rexhepi dhe Ismet Istogu, pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, sot kanë arritur të ngjiten në Kilimanxharo, majën më të lartë në kontinentin afrikan me lartësi prej 5895 metra.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se pas rezultateve të larta në shërbim e stërvitje dhe sukseseve në operacione, komandot tanë, na bëjnë krenar edhe me aktivitete e ekspedita të ngjashme.
Ju lumtë djema e vazhdoni të lartësoni si gjithmonë ushtrinë, flamurin, kombin dhe atdheun tonë!