Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pranon letër falënderimi nga kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, Ugljanin

Shk 25, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, paradën e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Kosovës me rastin e shënimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Ugljanin në këtë letër ka thënë se me këtë ftesë i është bërë nder dhe se ka qenë kënaqësi e madhe për të festuar këtë ditë të madhe për Kosovën me miqtë tanë të përbashkët nga e gjithë bota.

Në letrën e tij, Ugljanin shprehet se Republika e Kosovës është një shtet i ri por modern, i bazuar në sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit.

Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut shpreh dëshirën që të vazhdojë të ushqejë dhe përmirësojë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak, si dhe lidhjet midis Sanxhakut dhe Kosovës, thuhet në letrën e Ugljanin drejtuar kryeministrit Kurti.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri Kurti kishte mirëpritur në zyrën e tij delegacionin SDA Sanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM