Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: Tension për asociacion

Shk 27, 2023

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se karikatura është ilustrimi pasqyrues i procesit negociator Kosovë-Serbi. Për gjatë gjithë kësaj kohe është prodhuar tension për të kamufluar koncesionin e madh që po del të jetë Asociacioni. Nga marrëveshje me njohjen në qendër tek Asociacioni në qendër të marrëveshjes. Ky është dëmi i madh, koncesioni i madh, të cilin Kurti e ka bërë në kurriz të Republikës së Kosovës.

Kjo marrëveshje, me Planin e Zbatimit tek i cili parashihen afatet kohore implementuese, jetëson Asociacionin si entitet të ri juridik, politik e të sigurisë. Entitet paralel karshi nivelit qendror të pushtetit. Asociacioni është garancë e ndarjes etnike dhe i prishjes së karakterit unitar të shtetit të Kosovës. Mbi të gjitha, Asociacioni po vjen përbrenda një marrëveshjeje tek e cila nuk parashihet njohja reciproke e cila do të garantonte, njëherë e përgjithmonë, paqe në mes të dy vendeve.

Kurti nuk e ka legjitimitetin që të nënshkruajë marrëveshje që garanton themelimin e Asociacionit. Ky kryeministër duhet të jep dorëheqje qysh sot. Kosovës i nevojitet legjitimim i ri politik, si mundësi për shtetin e shoqërinë, si horizont për një marrëdhënie të re në mes të Kosovës dhe Serbisë që garanton paqen e sjell njohjen reciproke.

Rruga në të cilën është futur Kurti është edhe e rrezikshme edhe e dëmshme. Nga sot fillon aktiviteti ynë në kundërshtimin e fuqishëm të kësaj rruge, thuhet në faqen zyrtare të PSD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM