Drejtoria e Inspekcionit bën të ditur se Komuna e Prishtinës po angazhohet për lirimin e hapësirave të parapara për qarkullimin e këmbësorëve dhe biciklistëve, ka edhe individ të pandërgjegjshëm të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme po e pengojnë këtë proces.
Kështu, në rrugën “Muharrem Fejza” një person ka larguar pengesat e vendosura ditë më parë nga Komuna e Prishtinës.
Por, Drejtoria e Inspekcionit e ka gjetur pengesat e larguara dhe të fshehura nga ky person, ka identifikuar dhe gjobitur personin në fjalë, si dhe ka rikthyer pengesat të cilat po mundësojnë qarkullimin e lirë dhe të papenguar të qytetarëve tonë, thuhet në postimin në Facebook të Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Prishtinës.