Build Skills with our trainings

Sign up now!

MBPZhR fton fermerët të aplikojnë për mbështetje përmes programit për pagesa direkte për vitin 2023

Shk 28, 2023

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2023.

Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me elb;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me thekër;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me tërshërë;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me misër;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me lulediell;

Pagesa Direkte për vreshtat ekzistuese;

Pagesa Direkte për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht;

Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;

Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;

Pagesa Direkte për prodhimtarinë organike;

Pagesa Direkte për bimët mjekësore dhe aromatike;

Pagesa Direkte për lopë dhe buallica qumështore;

Pagesa Direkte për dele dhe dhi qumështore;

Pagesa Direkte për bletë;

Pagesa Direkte për pula vojse;

Pagesa Direkte për dosa për riprodhim;

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farës, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm për sasisë të plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, në vlerë prej 150 €/ha për grurë dhe grurë për prodhimin e farës, ndërsa në vlerë prej 100 €/ha për misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farë, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, të cilat pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program. Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionimin e pjesshëm për sasinë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit të grurit, grurit për prodhimin e farës, misrit, lulediellit, patates dhe fasules monokulturë, duhet te sjellin si dëshmi faturat e blerjes të sasisë së plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, nga datë 15.08 deri 15.09.2023.

Periudha e aplikimit:

Aplikimi zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 28.02.2023 dhe përfundon më datë 29.03.2023, në ora 16:00.

Sqarim: Sa i përket aplikimit për kulturat me siperfaqe të cilat duhet të digjitalizohen ju informojm se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për shkak të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS).

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

Sqarim:

Gjatë kontrollit në terren, në rast të gjetjes së parregullsive, do të aplikohen masa ndëshkimore duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2023.

Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar nuk do të pranohet për shqyrtim, thuhet në postimin në Facebook të MBPZhR-së.

 

Informatat: Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund të merren në ueb faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net dhe në ueb faqen e MBPZHR-së www.mbpzhr-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM