Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ministri Hajrulla Çeku ka nënshkruar 19 memorandume për mbështetje financiare të federatave sportive të licensuara.
Memorandumet u nënshkruan me Federatën e Xhudos, të Volejbollit, Federatën e Hendbollit, Federatën e PingPongut, Federatën e Sportit Shkollor, të Mundjes, Federatën e Triathlonit, Federatën e Atletikës, të Basketbollit, të Boksit, Federatën Skitare, atë të Autosporteve, Federatën e Muay Thai, Federatën e Shenjëtarisë, të Tenisit, Federatën e Notit, Federatën e Çiklizmit, atë të Badmintonit dhe Federatën e Golfit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.