Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pret në takim përfaqësuesit e HANDIKOS-it

Mar 1, 2023

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim drejtorin e HANDIKOS-it, Afrim Maliqi dhe përfaqësuesit e kësaj organizate.

Synimi i Qeverisë është të ofrojë mundësi dhe qasje të barabartë për të gjithë, mundësi për pjesëmarrje aktive në shoqëri, lëvizje të lirë dhe jetë të dinjitetshme, tha kryeministri Kurti.

Në takim u bisedua për procesin e Amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të iniciuar nga Zyra e Kryeministrit, për përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Kushtetutë, konkretisht Neni 22.

Duke folur për ndryshimet e nevojshme ligjore, u përmend miratimi i Udhëzimit Administrativ për caktimin e Listës, llojeve dhe pajisjeve ndihmesë, që ofrohen falas për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe procesi i hartimit të Projektligjit për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar.

U vlerësua zbatimi i  Masës 1.6 Mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta, nëpërmjet së cilës gjatë vitit 2022 janë punësuar 239 persona, prej tyre 119 burra dhe 120 gra.

U theksua se me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, gjatë vitit 2022  janë punësuar afërsisht 100 asistentë në shkolla për fëmije me nevoja të veçanta, ndërsa Qeveria ka ndarë buxhet për 500 asistentë për vitin 2023. Po ashtu, janë ndarë bursa për 13 studente me aftësi të kufizuara.

Në  Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri Kurti i është përgjigjur thirrjes së HANDIKOS-it, për përdorim të karrocës, në shenjë solidarizimi me personat me aftësi të kufizuara.

Në takimin e përbashkët, ku morën pjesë edhe Flamur Bekteshi, anëtar bordi në HANDIKOS, Emira Kuçani dhe Sadete Dubova, anëtare të HANDIKOS-it,  si dhe Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe organizatave për persona me aftësi të kufizuar.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmbushjen e të gjitha obligimeve për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të njeriut, e në veçanti të personave me aftësi të kufizuara, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM