Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Bosnje dhe Hercegovinës.
“Dy vendet tona sovrane dhe të pavarura ndajnë lidhje të forta në mes të njerëzve, sikurse edhe manifestojnë vendosmëri të palëkundur për një të ardhme më të ndritshme euroatlantike”, ka shprehur presidentja Osmani.