Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se është nënshkruar marrëveshje e bashkëpunimit mes MKRS dhe Komunës së Deçanit.
MKRS ndan 220,000 euro për të përfunduar projektin e Qendrës Rinore të Deçanit.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Kjo qendër e standardeve të larta është pjesë e një kompleksi të gjerë kulturor rekreacional, dhe do të ofrojë hapësira të reja të mirëfillta e funksionale për të rinjtë e Komunës së Deçanit dhe nga e gjithë Kosova, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






