Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën e Jasharajve

Mar 6, 2023

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari e të familjes Jashari, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë rast, kryetari Konjufca tha se rrënjët e vërteta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në luftën heroike e të lavdishme të Jasharajve kundër okupatorit serb.

“Pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të 59 anëtarëve të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës. Përveç kësaj edhe bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë dhe më drejtë luftën tonë të domosdoshme, e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim”, tha Konjufca, teksa shtoi se 5,6 dhe 7 Marsi i vitit 1998 mbetet ngjarja më e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Pas homazheve, të tre liderët e vendit dhe delegacioni që i shoqëronte, vizituan familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari, vëlla i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe anëtarë të tjerë të kësaj familjeje.

Me këtë rast, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ndau Rifat Jasharit dekoratën “Urdhri i Lirisë”, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM