Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka thënë se duhet kujtuar forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona. Në arsim, sport, kulturë, biznes, shkencë ose politikë, gratë kanë dëshmuar se janë të afta t’i arrijnë majat e suksesit. Ato munden, sepse kanë potencial.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se le të zotohemi të gjithë që ta bëjmë secili pjesën e vet të punës për t’u siguruar që zëri i çdo gruaje të dëgjohet, që potenciali i çdo gruaje të vie në shprehje maksimalisht.
Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta e të lira për t’i përmbushur synimet e tyre.
Të gjitha grave dhe vajzave të Republikës, sot e çdo ditë: Mos ndaloni kurrë së ëndërruari, por në veçanti, mos ndaloni kurrë së besuari.






