Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se dhoma origjinale e ndejës së shtëpisë Qerkezi është lëvizur për herë të parë nga Gjakova në Muzeun Etnologjik të Kosovës, ku u hap një ekspozitë dhe u dha premiera e filmit “Tavolina” nga Artan Korenica.
Bashkë me Ferdonije Qerkezin, filmin e panë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani dhe aktorja Arta Muçaj.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe shumë personalitete të tjera publike e artdashës. Ekspozita dhe filmi mund të shikohet deri më 22 mars, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






