Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Nënshkruhet marrëveshja për financimin 12 milionësh për KRU Hidromoravën

Mar 16, 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i MMPH, Liburn Aliu dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU Hidromorava Ymer Salihu kanë nënshkruar sot marrëveshjen për kanalizimin e 12.4 milionë euro për KRU Hidromorava. Ky financim mundësohet përmes marrëveshjes “Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit” me Bankën Botërore, dhe parasheh investime të ndryshme në fushën e ujërave dhe shërbimeve ujore.

Financimi do të përdoret për rehabilitimit dhe modernizimin e infrastrukturës kritike të sistemit të ujësjellësit Hidromorava. Përkatësisht, projekti mundëson blerjen, zëvendësimin dhe instalimin e pajisjeve që përmirësojnë efikasitetin e energjisë, zvogëlimin e humbjeve të ujit, si dhe vendosjen e kontrollit efikas mbi sistemet e ujësjellësit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është tejet me rëndësi për regjionin e Anamoravës, pasiqë përforcon kapacitetet e KRU Hidromorava për menaxhimin e integruar të ujërave, përmirëson sigurinë e ujërave në pellgun e Moravës së Binçës, si dhe përmirëson shërbimet e ofruara për qytetarët nga KRU Hidromorava, thuhet në postimin në Facebook të MFPT-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM