Në Ohër, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski.
Diskutuan për takimin e sotëm të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai e falënderoi për mikëpritjen, për bashkëpunimin bilateral dhe raportet e mira e fqinjësore.
U theksua gatishmëria dypalëshe për të punuar së bashku mbi vlera dhe për prioritete të përbashkëta, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.