Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Sekretari Blinken ka thënë në postimin e tij në Twitter se jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik.