Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti mirëpritet në drekë pune nga Rama, fokusi i takimit ishin bisedimet e 18 marsit në Ohër

Mar 26, 2023

Gjatë qëndrimit për vizitë pune në Tiranë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit për një drekë pune nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Fokusi i takimit ishin bisedimet e 18 marsit në Ohër dhe dakordimi për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë, të 27 shkurtit në Bruksel.

Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin Rama për dinamikat e takimit, propozimet kreative të delegacionit negociator të Kosovës dhe për qasjen konstruktive të tij e Qeverisë së Kosovës gjatë gjithë procesit që i ka paraprirë marrëveshjes.

Duke folur për zhvillimet e bisedimeve, ai po ashtu e njoftoi kryeministrin Rama për refuzimet e Serbisë ndaj ofertës së tij për draftimin e statutit për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazë mbi bazën e tri shtyllave që i referohen Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit të 2015-së​, letrës së ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini të gushtit të vitit 2015 dhe qëndrimit amerikan të artikuluar nga këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan, Chollet dhe emisarit amerikan Escobar të janarit 2023, dhe nënshkrimit të aneksit të zbatimit të Marrëveshjes Bazë në Bruksel, sikurse edhe vetë marrëveshjen.

Gjatë takimit u diskutua edhe për marrëdhëniet shumë të veçanta, të ngushta dhe të afërta ndërmjet dy republikave dhe për bashkëpunimin e dy qeverive. Me këtë rast, u dakordua që mbledhja e nëntë e përbashkët e dy qeverive të mbahet në qershor, kësaj radhe në Shqipëri, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM