Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASHTI dhe Forumi Kosovar të Aftësisë së Kufizuar nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Mar 28, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe u.d i drejtorit ekzekutiv të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Ky Memorandum ka për qëllim të lehtësojë bashkëpunimin për nxënësit me aftësi të kufizuar, të cilët mësojnë në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren.

Më këtë rast, ministrja Nagavci theksoi se fëmijët me nevoja të veçanta dhe ofrimi i mundësive të barabarta në arsim për ta, janë prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe MASHTI-t.

Ministrja Nagavci përmendi një varg masash të cilat janë ndërmarrë për rritjen e pjesëmarrjes dhe përmirësimin e cilësisë në arsim për fëmijët me nevoja të veçanta, duke përfshirë këtu punësimin e asistentëve për këta fëmijë, ku përmendi se këtë vit është planifikuar punësimi i 300 asistentëve.

Ministrja Nagavci, po ashtu, falënderoi Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar për punën në këtë drejtim, ndërsa theksoi nevojën e bashkëpunimit të shtuar në mes të gjithë akterëve, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira në çdo segment të jetës, por edhe në arsim, për fëmijët me nevoja të veçanta.

U.d i drejtorit të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, falënderoi ministren Nagavci për përkushtimin që ka treguar për krijimin e mundësive të barabarta në arsim për fëmijët me nevoja të veçanta dhe theksoi se me punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta u është hequr një barrë e madhe familjeve, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM