Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga ambasadori Turk, Tunç Angili për Kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e Operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi.
Në shenjë mirënjohje për kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi, sot në Kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin u mbajt ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga ambasadori Turk.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Komandanti i Gardës Kombëtare, Gjeneral brigade Naim Haziri, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili, Komandanti i Kontingjentit të Turqisë në Kosovë, Kolonel Recai Yilmaz, Atasheu i Ushtrisë Turke në Akif Kahraman, Oficerë të lartë të Gardës Kombëtare.
Komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Naim Haziri, me këtë raste shprehu gatishmërinë e FSK për operacionet në ndihmë të humanitetit kudo që kërkohet, falënderoj ambasadorin dhe ekipet e ushtrisë turke për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për FSK-në në ngritjen profesionale të saj.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë shprehu falënderim për Kontingjentin e FSK dhe Shtetin e Kosovës për ndihmën e dhënë dhe gatishmërinë e treguar për t’iu ndalur në ndihmë e për ti shpëtuar jetët e njerëzve që ishin nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.