Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia në Klinikën e Pulmologjisë, diskuton për investime të reja në shërbim të pacientëve

Mar 29, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga u.d drejtoresha e ShSKUK-së, Dr. Narqize Arnëliu – Hoxhaj vizitoi Klinikën e Pulomologjisë ku u prit nga drejtori i kësaj klinike, Dr. Musa Hoxha dhe stafi.
Pasi dëgjoi shqetësimet e stafit dhe drejtorit të kësaj klinike, të cilat kryesisht kishin të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e kapaciteteve njerëzore për të ofruar shërbime sa më cilësore për pacientët e kësaj kilinike, ministri Vitia tha se stafi i kësaj klinike ishin në vijën e parë të ballafaqimit me pandeminë Covid-19, me gjithë vështirësitë në mungesë të kushteve të punës.
“Jo rastësisht sot kam zgjedhur ta vizitojë Klinikën e Pulmologjisë dhe jo rastësisht me neve sot janë edhe miqtë tanë nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, për të parë nevojën e ndërhyrjeve infrastrukturore në këtë klinikë. Natyrisht pa investime në infrastrukturë dhe aparaturë juve u vështirësohet puna. Por, përkundër kësaj ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme, falë përkushtimit tuaj profesional të pakursyer”, tha ministri Vitia, i cili njoftoi se në këtë klinikë do të bëhen investime të reja me qëllim të përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.
Nga ana e stafit shëndetësor në Klinikën e Pulmologjisë, ministri Vitia u njoftua se pavarësisht vështirësive, në këtë klinikë nuk ekzistojnë listat e pritjes dhe ofrohen shëbimet për qytetarët me intensitet të shtuar të punës, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM