Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu dhe Sallahu, prezantojnë punën dy vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë

Mar 31, 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministri, Blerim Sallahu, përmes një video informuese, kanë prezantuar punën dy vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë, hartimin e politikave kundër korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore dhe transparencën.

Ministrja Haxhiu theksoni punën që është duke u bërë në kompletimin e bazës ligjore që mundëson zhvillimin e Vetingut, i cili do të siguroj që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, efikas dhe transparentë dhe gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës të kenë integritet moral por edhe profesional.

Gjatë prezantimit të punës dy vjeçare, ministrja Haxhiu tha se është bërë kursimi i buxhetit publik, ku përmendi fitoren e Republikës së Kosovës në dy raste në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit në vlerë rreth 100 milionë euro.

Si prioritet tjetër që është punuar, ministrja Haxhiu vlerësoi edhe adresimin e krimeve të luftës ku janë ndërmarr hapa duke rritur kapacitetet me 4 prokuror në Prokurorinë Speciale dhe 6 bashkëpunëtor profesional  për trajtimin e krimeve të luftës, themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2023 dhe hartimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale.

Ministrja Haxhiu tha se janë miratuar katër akte të rëndësishme në parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore si : Strategjia Nacional kundër Dhunës në Familje (2022- 2025) , Protokolli Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale, ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale që parashihen dënimet plotësuese për dhunuesit, Kurrikulën për trajtimin e dhunuesve  dhe ndihmë juridike falas për gjithë kategoritë e viktimave të dhunës.

Gjatë periudhës dy vjeçare të punës, ministrja Haxhiu vlerësoi edhe transparencën me qytetarë  dhe media.

“Janë pritur mbi 1600 qytetarë sepse i kemi dyert e hapura për qytetarët, sepse ne u shërbejmë atyre”, tha ministrja Haxhiu.

Gjatë këtyre dy viteve në hartimin e politikave kundër korrupsionit dhe krijimin e mekanizmave për konfiskimin civil, zëvendësministri Sallahu theksoi se është kompletuar Projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Verifikimin e Pasurisë që do të themelohet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, paketa antikorrupsion që parasheh krijimin e task forcës hetimore Anti-korrupsion por edhe luftimin e korrupsionit përmes sinjalizimit si dhe është themeluar Gjykata Komericale.

Gjatë periudhës dy vjeçare, janë miratuar mbi 70 projektligje dhe akte nënligjore nga Ministria e Drejtësisë dhe janë nxjerr 244 vendime nga Ministrja Haxhiu, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM