Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se edhe një aset i trashëgimisë kulturore tashmë është restauruar.
Një nga shtëpitë më të vjetra në Gjakovë pas punimeve nga profesionistët ka marrë pamje të re.
Shtëpia e Ryshyt Këpuskës në rrugën e Çabratit përfaqëson vlera unike të trashëgimisë kulturore si dhe ka rëndësi të veçantë arkitekturore për qytetin, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.