Gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në veri, patrulla policore ka sinjalizuar për ndalim një veturë në fshatin Koshtovë, drejtuesi i së cilës nuk i është bindur sinjalit nga policia për ndalim.
Patrullat policore më pas në qendër të qytetit (tek rreth-rrotullimi) kanë arritur ta ndalojnë veturën pa targa e në të cilën ishin dy persona: A.D., (viti i lindjes 1996, mashkull serb kosovar) dhe D.Z., (viti i lindjes 1992, mashkull serb kosovar).
Policia ka bërë kontrollin e veturës dhe personave në të. Tek i dyshuari D.Z., është gjetur një sasi substance që dyshohet të jetë narkotike. Lidhur me këtë policia ka iniciuar rastin, kurse me rekomandim nga prokurori rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.