Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në ambientet e Kompanisë së Deminimit në Prizren, u mbajt sot ceremonia e certifikimit të kursit një mujor për EOD niveli 2-të.
Më këtë rast komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri u ka uruar suksese kursantëve duke u premtuar përkrahjen maksimale të tij dhe të komandantit të FSK-së, për të përmbushur misionin e tyre fisnik në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Kursantët e rinj do t’u bashkohen ekipeve të deminimit në terren dhe atyre të EOD-së që janë në gatishmëri 24/7 për t’u përballë më mjetet eksplozive të pashpërthyera që paraqesin rrezik për qytetarët e vendit tonë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.