Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se sot së bashku me Abelard Tahirin dhe Uran Ismailin janë shkuar në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi në postimin e tij në Facebook ka thënë se duke besuar në drejtësi, edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë.
Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.
Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë.