Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve duke uruar që kjo festë të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.
Presidentja Osmani ka thënë se le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.
Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza.
Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë.
U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!
Me fat Fitër Bajramin!