Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se pas agjërimit një mujor gjatë Ramazanit dhe bashkimit të rregullt me dashuri rreth sofrës për iftar erdhi festa e Fitër Bajramit. Urime e me gëzime!
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se le të festojmë për jetën dhe mundësinë që çdo ditë na ofrohet të jemi më të mirë, më të drejtë e të orientuar kah e mbara.
Qoftë pranuar agjërimi dhe lutjet tuaja.
Vetëpërmbajtja individuale e kalitja shpirtërore për t’u treguar solidar me njëri-tjetrin e veçanërisht me ata që kanë më pak, shoqëroft çdo ditë tuajën edhe pas kësaj feste.
Le të festojmë për jetën dhe mundësinë që çdo ditë na ofrohet të jemi më të mirë, më të drejtë e të orientuar kah e mbara.
Urime!