Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i uron qytetarëve Fitër Bajramin, uron që Zoti t’i ketë pranuar agjërimin e Ramazanit, lutjet dhe veprat e mira, kjo ditë e veçantë, le të ju sjellë paqe, dashuri dhe shumë lumturi në mesin tuaj.
Sot, le të vlerësojmë bekimet e shumta që na janë dhuruar dhe të reflektojmë mbi thelbin e vërtetë të kësaj dite – rëndësinë e solidaritetit, kujdesit, harmonisë dhe unitetit mes njerëzve.
Krasniqi në postimin e tij në Facebook ka uruar që ky Bajram t’i mbushë zemrat me ngrohtësi dhe t’ju frymëzojë që të përhapni mirësi dhe pozitivitet kudo që jeni e që shkoni.
Bajram të bekuar për ju dhe familjet tuaja.