Drejtoria e Inspekcionit- Komuna e Prishtinës ka vazhduar me aksionet për lirimin e hapësirave publike – trotuareve.
Drejtoria e Inspekcionit kanë larguar veturat e parkuara dhe kanë vendosur disa pengesa të përkohshme (deri në një zgjidhje tjetër) në trotuarin që kalon pranë Xhamisë dhe Muzeut të Kosovës në qendër të kryeqytetit.
Veturat e parkuara aty, përveç që vështirësonin ecjen e këmbësorëve, ato prishnin edhe imazhin e objekteve me rëndësi historike e kulturore për kryeqytetin tonë, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.