Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë në Ditën e Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq.
Në këtë konferencë u bë e ditur se procesi zgjedhor në këto katër komuna është duke shkuar në rregull dhe pa ndonjë pengesë të raportuar.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 15:00 në komunën e Leposaviqit kanë votuar 110 votues (0.83%), në komunën e Zubin Potokut 240 votues (3.6%), në Zveçan 145 votues (2.07%) dhe në Mitrovicën e Veriut 597 votues (3.3%).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
Konferenca e katërt e KQZ-së do të mbahet në orën 19:30, në të cilën do të bëhet e ditur ecuria e procesit të votimit dhe mbyllja e qendrave të votimit, thuhet në faqen zyrtare të KQZ-së.