Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia: Rritja e shkallës së imunizimit përmes vaksinimit, mbron popullatën nga sëmundjet serioze infektive

Pri 24, 2023

Në Kosovë ka filluar “Java Botërore e Imunizimit”, me moton “Zëre hapin” (“Catch-up”). Në tryezën e mbajtur në Prishtinë ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e OBSH, UNICEF, USAID dhe IKSHPK-së, u theksuan përpjekjet që po bëhen në mbarë botën për të rikuperuar pasojat që ka shkaktuar pandemia COVID-19 dhe angazhimet për ngritjen e shkallës së vaksinimit me vaksinat e programeve të rregullta të imunizimit.

Ministri Dr. Arben Vitia tha se Ministria e Shëndetësisë ka punuar ngushtë me partnerët për fuqizimin e kapaciteteve aktuale të zinxhirit të ftohtë të vaksinimit përmes ngritjes së Depos moderne për ruajtjen e vaksinave, përmirësimin e rrjetit transportues të vaksinave, si dhe zbatimin e vaksinimit plotësues “Catch-up”, me qëllim të mbulueshmërisë sa më të lartë të popullatës së cakut me vaksinim.

“Imunizimi është një nga ndërhyrjet kyçe për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet serioze infektive që rrezikojnë shëndetin, të cilat përmes vaksinimit janë të parandalueshme. Përmes ofrimit falas të vaksinave për popullatën synohet të rritet shkalla e imunizimit, respektivisht arritja e mbulueshmërisë universale të imunizimit”, tha ministri Vitia.

Ai theksoi se Plani i Veprimit për Vaksinim 2022-2025 përmban risi sa i përket përfshirjes së vaksinave të reja në programin e rregullt të vaksinimit, me që në këtë plan janë përfshirë Vaksina HPV (Vaksina kundër Human Papilloma Virusit), Rota Vaksina (Vaksina e Rotavirusit) dhe Pneumokok Vaksina (Vaksina kundër Pneumonisë, Meningjitit dhe Sepsës).

“Përfshirja e këtyre vaksinave në programin e rregullt të vaksinimit pritet të rezultojë me ulje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet si: kanceri i qafës së mitrës; infeksionet me Rotavirus te fëmijët dhe sëmundje të ndryshme që shkaktohen nga tipe të ndryshme të pneumokokut”, tha Vitia.

Në hapje të Javës Botërore të Imunizimit në sheshin ‘Skënderbeu” në Prishtinë u organizua edhe ekspozita “Historiku i vaksinimin në Kosovë”, ku u prezantua një historik i programit të obligueshëm për imunizim që për herë të parë filloi në vitin 1948 me vaksinën kundër tuberkulozit dhe vazhdoi me me vaksinën kundër difterisë (1950), tetanus (1955), pertussis (1959), polio (1961), fruthi (1971) dhe kështu me radhë, përfshirë edhe vaksinimin kundër COVID-19.

Përditësimi i kalendarit të rregullt të vaksinimit është bërë nëpër vite, ndërkohë që aktualisht në Kosovë kalendari i vaksinimit të rregullt përfshinë 10 sëmundje të parandalueshme me vaksina, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM