Build Skills with our trainings

Sign up now!

Panairi Ndërkombëtar i Edukimit organizohet më 27-28 prill në Prishtinë

Pri 24, 2023

CEO shpk – Congress and Event Organization njofton se salla 1 Tetori, në Prishtinë do të jetë lokacioni I sivjetëm i Panairit Ndërkombëtar të Edukimit në datat 27 dhe 28 prill. Ky panair kontribuon direkt në ngritjen e vetëdijes së studentëve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve (bursa, apo punë praktike).

Qëllim kryesor I kësaj ngjarje është promovimi i punës së institucioneve edukative/arsimore dhe kompanive të ndryshme, zgjerimin e rrjetit në nivel regjional, rritjen e mundësive për bashkëveprim edukativo kulturor në mes të të gjitha palëve, ndihmon në zvogëlimin e boshllëkut midis studenteve dhe institucioneve edukative/arsimore si dhe organizatave të ndryshme në fushën e edukimit dhe ofron komunikim te drejtpërdrejtë me shoqërinë ne përgjithësi.

Përveç pranisë së shumë ekspozuesve dhe vizitorëve, gjatë panairit do të ketë poashtu aktivitete paralele ku të gjithë të pranishmit mund të mësojnë më shumë për sektorin e arsimit dhe mundësive që ekzistojnë aty si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Vizitojini profilet tona në rrjete sociale për të parë agjendën e plotë të panairit.

Ju ftojmë që ta vizitoni ngjarjen më të rëndësishme të edukimit në vend me 27-28 Prill në Sallën 1 Tetori, thuhet në komunikatën për media e CEO shpk – Congress and Event Organization.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM