Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, bazuar në borxhet e krijuara njofton të gjithë klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve që do të bëhet procedimi i borxheve në procedurën përmbarimore përmes përmbaruesve privat.
Afati kohor i përmbushjes vullnetare i obligimeve për pagesën e faturave të mbeturinave është 24 prill 2023 deri me datë 28 prill 2023.
Ftojmë gjithë klientët të përmbushin obligimet ndaj KRM “Pastrimi” SH.A. Në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e pa paguara pas datës 28 prill 2023 do të procedohen tek përmbaruesit privat, thuhet në komunikatën për media e Kompanisë “Pastrimi”.