Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe MBPZh-së

Pri 25, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi, qëllimi i së cilës është bashkëpunimi ndërmjet palëve, përmes ofrimit dhe realizmit të trajnimeve në fushën e sigurisë rreth ushqimit.

Bazuar në Marrëveshjen në fjalë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), merr përsipër që të përkrahë trajnimin e personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në fushat e caktuara dhe brenda kapaciteteve të AUV.

Në kuadër të këtyre fushave të trajnimeve, ndër të tjera përfshihen trajnimet për fushën e inspektimit në aspektin e sigurisë ushqimore, higjienës së objekteve të punës dhe mjeteve të transportit, inspektimi i higjienës së ushqimit, personelit, i ambientit që rrethon objektin, etj.

Gjithashtu, AUV do të ofrojë përkrahje në edukimin e stafit profesional ku Departamenti Mjekësor në Ministrinë e Mbrojtjes ka interes për ngritjen e shkathtësive për fushat e përcaktuara sipas marrëveshjes, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM