Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportiti ka bërë të ditur se është hapur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit.
Ngjarja më e madhe e turizmit dhe sportit në vend, ka filluar sot në Sallën 1 Tetori dhe do të vazhdojë deri nesër. Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit është event promocional dhe komercial për këta dy sektorë.
Në këtë edicion po i kushtohet vëmendje e veçantë ngritjes së vetëdijes dhe promovimit të sportit, shëndetit dhe fitnesit, duke ditur benefitet e tij drejt një jete me shëndet të mirë fizik e psikologjik.
Folës në ceremoninë hapëse ishin zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, presidenti i KOK, Ismet Krasniqi dhe kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari. Teksa pjesë e panairit janë 10 komuna nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, 30 subjekte dhe biznese, KOK-u dhe nëntë federata sportive.
Pas hapjes së panairit u mbajt edhe një panel diskutimi, ku u fol për ligjin e sponsorizimit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.